Site icon PrishtinaPress

Turqia dhe Egjipti diskutojnë për rritjen e ndihmës për Gazën

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan u takua me homologun e tij egjiptian Sameh Shoukry, sot në Stamboll.

Fidan tha se ai me homologun e tij egjiptian trajtoi “situatën e rëndë” në Gaza dhe mënyrën se si të rritet ndihma humanitare në territorin e rrethuar nga Izraeli.

“Ne kemi diskutuar se çfarë mund të bëjmë më shumë për të ofruar ndihmë humanitare në Gaza dhe çfarë mund të bëhet në planin afatgjatë për një zgjidhje me dy shtete”, tha Fidan në një konferencë të përbashkët shtypi me Shoukr.

Duke komentuar tensionet Iran-Izrael, ministri i Jashtëm i Egjiptit tha: “Ne jemi të shqetësuar për përshkallëzimin e vazhdueshëm në rajon. Ne u kemi bërë thirrje të dyja palëve të ushtrojnë vetëpërmbajtje”.

Në të njëjtën temë, Fidan tha: “Prioriteti ynë i parë duhet të jetë fundi i okupimit të Izraelit në Palestinë dhe një zgjidhje me dy shtete”.

Shoukry tha gjithashtu se Egjipti do të presë një delegacion turk për t’u përgatitur për vizitën e presidentit egjiptian në Turqi në të ardhmen e afërt.

Exit mobile version