Ylli i Kosovës, Milot Rashica, ka folur për herë të parë për ndeshjen kundër Turqisë.
Ai e ka cilësuar si takim shumë të vështirë, shkruan Infokusi.com
“Gjithsesi pres një ndeshje të vështirë. Turqia është një kundërshtar i fortë. Ishte në kampionatin evropian. Luan para adhuruesve të vet, por besojë që edhe nga Kosova do të vijnë adhurues dhe shpresoj në një rezultat të mirë”, ka deklaruar Rashica.