Site icon PrishtinaPress

Turner: E rëndësishme që SHBA dhe BE të punojnë bashkë për gjetjen e një zgjidhjeje Kosovë-Serbi

Kongresmeni republikan, Mike Turner, në një intervistë për televizionin publik të Serbisë ka thënë se është e rëndësishme që bashkësia ndërkombëtare të punojë së bashku për gjetjen e një zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë.

Turner ka thënë se SHBA duhet të ndihmojë partnerët e saj evropianë që bashkë të gjejnë një zgjidhje bashkë për problematikën mes dy shteteve.

“Mendoj se gjëja më e rëndësishme është që bashkësia ndërkombëtare të punojë së bashku, si BE-ja dhe SHBA-ja, dhe t’i bëjmë partnerët tanë të gjejnë një zgjidhje së bashku, dhe kjo është ajo që Amerika do të vazhdojë të bëjë. Rruga ime këtu nuk ka të bëjë me Kosovën. Mënyra ime ka të bëjë me rajonin”, ka thënë ai.

Turner ka thënë se qëllimi parësor i kësaj vizite është sa i përket raporteve dypalëshe në mes të SHBA-së dhe Serbisë. Gjithashtu ka treguar se me presidentin e Serbisë kanë folur edhe për Bosnjën dhe Kosovën, rreth asaj se në cilat çështje duhet të fokusohen SHBA-të dhe si mund të kontribuojë Ëashingtoni në këto çështje.

Ai ka thënë se besueshmëria e të kontribuarit në këtë proces fitohet me veprime. Turner shton se mënyra se si ambasadori Christopher Hill e shikon problemin Kosovë-Serbi është ajo se si SHBA e mbështet procesin e dialogut të drejtuara nga BE dhe përpjekjen e Brukselit për të kontribuar në gjetjen e një zgjidhje së bashku.

“Sigurisht që ka një sërë dispozitash që duhen zbatuar dhe mendoj se, siç sapo thatë, është çështje besueshmërie”, ka thënë Turner.

Exit mobile version