0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Turizmi në Kosovë kërkon strategji të reja

Ndërsa numri i turistëve të interesuar për të vizituar Kosovën rritet, OJQ-të që punojnë në këtë sektor thonë se shteti duhet të zhvillojë politikat e tij për të tërhequr më shumë vizitorë në të ardhmen.

Numri i turistëve në Kosovë është rritur gjatë viteve të fundit, sipas vlerësimeve të marra nga të gjitha komunat në vend, thotë Shoqata e Turizmit Alternativë të Kosovës, KATA.

Por kreu i KATA-s, Baki Hoti, tha për BIRN se Kosova duhet ende të shijojë përfitimet e vërteta të potencialit të saj turistik për shkak të pozitës së saj gjeografike dhe vendeve të shumta historike dhe ngjarjeve kulturore.

Ai thotë gjithashtu se institucionet shtetërore duhet të bëjnë më shumë punë për të tërhequr më shumë turistë në të ardhme, duke filluar nga mungesa e informacionit.

“Ka një mungesë të përgjithshme informacioni mbi politikat, nismat dhe projektet e ndërmarra për zhvillimin e këtij sektori,” tha Hoti.

“Qeveria duhet t’i japë përparësi zhvillimit të turizmit duke krijuar politika për të tërhequr më shumë vizitorë të huaj përmes projekteve,” shtoi ai.

Ndër vendet e shumta me më shumë potencial turistik në Kosovë janë Brodi, Novobërdë, Prizrein, Boga dhe Gjakova.

Brodi

Brod. Foto: Atdhe Mulla

Fshati i vogël i Brodit gjendet thellë në jug të Kosovës në komunën e Dragashit. Ai ka më shumë se 900 shtëpi, kryesisht që i përkasin popullit goran. Fshati është i rrethuar me male dhe gjithashtu ka një kanion aty pranë.

“Por gjëja më e bukur turistike e Brodit është atmosfera. Aty të krijohet ndjesia se koha ka ngelur në vend. Një xhiro në fshat do të tregojë se si janë të rregulluara rreth rrugicave me kalldrëm shtëpitë,” shkruan “Turists Spots”.

Novobërda

Novobërda. Foto: Përparim Isufi/BIRN

Kalaja e Novobërdës ndodhet rreth 40 km në lindje të kryeqytetit, Prishtinë, dhe daton në shekullin e 14-të.

Qyteti mesjetar ishte një qendër minierash dhe madje edhe sot, mbetjet e mureve të vjetra, kullat e vëzhgimit dhe themelet e disa vendeve të shenjta brenda zonës së kalasë ruhen ende.

Pas dekadash të tëra neglizhimi, kalaja tani po restaurohet dhe atje mund të shkohet nëpërmjet një rruge të ndërtuar kohët e fundit.

Prizreni

Prizreni. Foto: Atdhe Mulla

Ky qytet i lashtë në jug të Kosovës, me më shumë se 85,000 banorë, ka tërhequr prej kohësh turistët e huaj për shkak të historisë së tij të pasur dhe trashëgimisë së arkitekturës osmane dhe zejtarisë tradicionale. Prizreni është gjithashtu një qendër për të gjitha besimet kryesore të Kosovës, me xhami dhe kisha ortodokse e katolike.

Qyteti është një nga 25 Qytetet Europiane Ikonike që duhet Vizituar, shkroi së fundi National Geographic.

Bogë

Boga: Foto: Die Morina

Boga është një fshat turistik malor pranë Pejës në Kosovën perëndimore. Për shkak të peizazhit të tij piktoresk, fshati ka tërhequr turistë prej kohësh. Në dimër, ai njihet më shumë për të bërë ski ndërsa ecjet, alpinizmi, hedhja me parashutë dhe ushqimi tradicional shqiptar janë ato që e mbajnë këtë fshat të bukur të zënë gjatë sezoneve të tjera të vitit.

Gjakova

Gjakova: Foto: Atdhe Mulla

Qyteti perëndimor i Gjakovës njihet për qytetin e tij të vjetër, i cili, fatkeqësisht, u shkatërrua gjatë luftës në vitin 1999, por u restaurua më vonë duke ruajtur stilin e tij tradicional.

Ai krenohet me një pazar të vjetër me dyqane të vogla prej druri dhe djepe të punuar me dorë, i restauruar në vitin 2014. Qyteti është gjithashtu i famshëm në Kosovë për ushqimin dhe pijet tradicionale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img