0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

‘Turistët e huaj po i anulojnë vizitat në Kosovë’

Baki Hoti, kryetar i Unionit të Turizmit të Kosovës, ka deklaruar se tensionet e fundit në veri të vendit kanë pasur ndikim negativ tek turistët e huaj që kishin planifikuar të vinin.

“Kemi dy-tri raste që ka pasur anulime së fundmi. Në bazë të raporteve të agjencive turistike ka pasë dy-tri raste me nga shtatë-tetë persona që e kanë anuluar vizitën”, është shprehur Hoti në emisionin informativ javor të ekonomisë, Portofol në Klan Kosova FM.

“Nëse zgjat kjo situatë është tepër normale që do të ndikojë në turizëm”, ka vijuar ai.

Hoti ka përmendur se nga e kaluara njohin raste kur turistët e huaj kanë hezituar të vijnë në Kosovë, por që më pasë janë bindur se situata nuk ka qëndruar ashtu siç kanë menduar.

Ai më tej ka treguar se pritshmëritë janë që për vitin aktuale numri i vizitorëve të jetë më i madh sesa viti paraprak.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img