13.6 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Turbullohet uji, nisin reduktimet në këto zona

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se Fushë Kosova, Zona Industriale, Lagjja Kalabria e Obiliqi do të kenë reduktime të ujit, si shkak i turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit.

Sipas KRU “Prishtina”, turbullira ka ardhur si shkak i reshjeve atmosferike dhe sipas tyre, Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Drenas s’ka mundësi teknike të trajtimit maksimal.

“Ju njoftojmë se si shkak i reshjeve atmosferike, kemi ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit. Impianti i trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Drenas, nuk kanë mundësi teknike të trajtojnë maksimalisht ujin për pije. Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova së bashku me Zonën Industriale, lagjja Kalabria, Obiliqi do të ketë redukime të ujit duke filluar sonte nga ora 19:00 dhe do zgjasë deri nesër në 05:00. Çrregullime me furnizimin do të kenë konsumatorët e Drenasit. Një situatë e tillë vazhdon deri në përmirësimin e situatës me turbullirë në kanal”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img