Raheem Sterling duket se i ka ditët e numëruara në Manchester City.
Anësori anglez mund të largohet këtë verë nga “Etihad Stadium”, shkruan Gazeta Express.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se Sterling është një nga futbollistët e dëshiruar nga trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel.
Chelsea është i interesuar për shërbimet e 27-vjeçarit dhe po eksploron mundësitë e një marrëveshjeje.
Ende nuk ka biseda direkte mes dy klubeve, apo ndonjë ofertë. Ky operacion varet edhe nga lëvizjet e lojtarëve si Lukaku, Dembele dhe të tjerë.