Gazetari Valon Syla, ka komentuar tubimin masiv të PDK-së në Kaçanik, të dielën.
AI ka shkruar në Facebook se “Kaçaniku nuk bëhet horë”, duke shtuar se edhe PDK-ja i ka borxh Kaçanikut që “asnjëherë nuk u ligën”.
“Kaçaniku nuk bohet horë… nuk është si këta të Vetëvendosjes me mush me VLEN, Taravari e kerre me regjistrime të Tetovës, Gostivarit… Edhe PDK i ka poashtu Kaçanikut borxh… se kur krejt u ligën kaçaniklitë kurrë nuk u mposhtën e as nuk e lanë me ra. Zemra mal”, ka shkruar Syla.
PDK-ja me kandidatin për kryeministër Bedri Hamza mbajtën tubim masiv në Kaçanik, komunë që ky subjekt politik e qeverisë.