Ndonëse kordoni i policisë serbe vazhdon të qëndrojë para të tubuarve në Jarinje, duke mos i lejuar ata ta kalojnë kufirin për të hyrë në territorin e Kosovës për katër persona pati përjashtim.
KosovaPress mëson se kalimi i është lejuar vetëm dy përfaqësuesve të këtij tubimi, si dhe dy gazetarëve, gjë që është kundërshtuar nga organizatorët.
Tubimi po shoqërohet me këngë nacionaliste për Kosovën dhe betejën e Koshares.
Ata po insistojnë që të gjithëve t’u lejohet hyrja në Kosovë.
Në pikën kufitare të pjesës së Kosovës janë edhe pjesëtarë të KFOR-it./Prishtinapress/