1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Takim trepalësh për zgjidhjen e situatës tek KRM “Pastrimi” pas publikimit të tenderit për 16.5 Milionë Euro

Sot është zhvilluar një takim i rëndësishëm në Komunën e Prishtinës për të adresuar situatën pas publikimit të tenderit prej 16.5 milionë euro, në të cilin morën pjesë Drejtori i Shërbimeve Publike, z. Bekim Bestrovci, kryeshefi ekzekutiv i KRM “Pastrimi” Petrit Reçica, dhe përfaqësuesit e KfW-së në Kosovë.

Në këtë takim, u diskutua për mundësitë dhe hapat e ardhshëm për të siguruar një zgjidhje të qëndrueshme për situatën e krijuar, duke përfshirë sigurimin e grantit prej 24.1 milionë euro nga KfW, i cili do të shërbejë për zgjidhjen afatgjatë të problemit me mbeturinat në kryeqytet.

Përfaqësuesit e ndërmarrjes publike Pastrimi theksuan përkushtimin e tyre për të vazhduar punën konstruktive dhe për të gjetur zgjidhje që nuk rrezikojnë stabilitetin financiar të kompanisë. Po ashtu, ata kërkuan shpërndarjen e kontejnerëve të rinj dhe ardhjen e 8 kamionëve të rinj të kontraktuar nga Komuna e Prishtinës për përmirësimin e shërbimeve të mbledhjes së mbeturinave.

Ky takim përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve dhe shërbimeve të pastrimit në Prishtinë dhe tregon angazhimin për të adresuar problemet me transparencë dhe përgjegjësi./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img