-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

TSMC komunikon me SHBA-në në lidhje me ‘udhëzimet’ e Aktit për Çipa

Prodhuesi tajvanez i çipave TSMC të hënën tha se është në komunikim me Uashingtonin zyrtar në lidhje me “udhëzimin” e saj për një ligj i cili është dizajnuar për rritjen e prodhimit të gjysmëpërçuesve në SHBA, ligj ky i cili ka ndezur një debat për kriteret e subvencionimit.

Kushtet për subvencione përfshijnë shpërndarjen e fitimit të tepërt me qeverinë amerikane, dhe burime nga industria kanë bërë të ditur se vet procesi i aplikimit mund të ekspozojë strategji konfidenciale të korporatave.

“Mund të konfirmojmë se jemi duke komunikuar me qeverinë amerikane në lidhje me udhëzimin e Aktit të Çipave”, tha TSMC, prodhuesi lider në botë i çipave me kontratë nëpërmjet një deklarate të dërguar me e-mail.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, muajin e kaluar deklaroi se këto kritere po i shqetësojnë disa kompani prodhuese sikurse Samsung Electronics dhe SK Hynix.

Wang Mei-hua, ministrja tajvanez për ekonomi, gjatë së hënës reporterëve u tha se TSMC ishte duke mbajtur bisedime në mënyrë specifike me Shtetet e Bashkuara në lidhje me detajet e subvencionimit.

“Qeveria dhe industria e Tajvanit kanë një kuptim shumë të ngushtë në lidhje me atë që po ndodh, dhe shpresojnë që detajet e legjislacionit përkatës të subvencioneve nuk do të ndikojnë në bashkëpunimin industrial midis dy palëve dhe tek kostot për ndërtimin e që lidhet me industrinë,” deklaroi ajo.

Taiwan Semiconductor Manufacturing (TSMC), është duke e bërë një investim prej 40 miliardë dollarëve në shtetin perëndimor amerikan të Arizonës, duke i mbështetur kështu planet e Uashingtonit për prodhimin e më shumë çipave në Amerikë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img