Site icon PrishtinaPress

Tryezë shkencore për të shënuar Ditën Botërore kundër Kancerit

Bordi Nacional për Kontroll të Kancerit (BNKK), organizon  Tryezë shkencore për të shënuar Ditën Botërore kundër Kancerit.

Kjo ngjarje e cila mbahet në kuadër të aktiviteteve vetdijesuese kundër kancerit dhe për Ditën Botërore të Kancerit, do të mbahet në Sallën e Klinikës së Sëmundjeve Infektive në QKUK.

Shifrat e reja të OBSh-së të publikuara këtë javë tregojnë se çdo vit 8.8 milion njerëz vdesin nga kanceri, shumica në vendet me të ardhura të ulta dhe të mesme.

Një prej problemeve është diagnostikimi shumë i vonuar i shumë rasteve me kancer.

Madje edhe në shtetet me sisteme dhe shërbime shëndetësore optimale, shumë raste kanceri janë diagnostikuar në një stad të avancuar, kur trajtimi i suksesshëm i tyre është më i vështirë.

Diagnostikimi i kancerit në stadet e vona, dhe pamundësia për të siguruar trajtimin, ndëshkon shumë njerëz me vuajtje jo të domosdoshme dhe vdekje të hershme.

Exit mobile version