Kryesuesi i Bordit drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale, Ruzhdi Morina ka thënë se për të aplikuar për tërheqjen e 10-përqindëshit duhet të japin vetëm numrin personal dhe atë llogarisë bankare.
Morina ditë më parë ka njoftuar se aplikimi do të jetë shumë i thjeshtë. Aplikimi bëhet përmes ueb-faqes Trusti10.org.
“Aplikimi do të jetë shumë i thjeshtë. Për të aplikuar duhet llogaria bankare dhe numri personal. Lusim qytetarët që këto të dhëna t’i japin të sakta dhe se paratë do të transferohen në xhirollogaritë individuale. Presim që shumë shpejtë të bëhen pagesat për aplikimet dhe presim që pagesat të bëhen para fundvitit”, tha ai.
Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka prezantuar edhe udhëzimet kryesore për aplikim për tërheqjen e 10-përqindëshit nga kursimet.
Sipas videos së prezantuar, aplikimi nuk do të bëhet në zyrat e Trustit, por do të bëhet përmes ueb-faqes Trusti10.org.
Gjatë udhëzimit, thuhet se për aplikim duhet të shënohet numri personal dhe ai i llogarisë bankare, përcjell Telegrafi.
“Nuk mund të aplikohet me numër të llogarisë bankare të familjarit apo kujtdo tjetër dhe as llogari të biznesit. Nuk mund të aplikohet m llogari të bankës jashtë Kosovës”, njofton Trusti.
Ndryshe, sot në ora 15:00 hapet sistemi për aplikimin në Trust, për tërheqjen e 10 përqindëshit.