Kuvendi i Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ka votuar sot në lexim të parë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Projektligji parasheh plotësimin e një sërë ligjesh, i cili përfshinë edhe tërheqjen e 10-përqindëshit nga vetë qytetarët nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Trusti ka publikuar të dhënat sesa është vlera që qytetarët i kanë në xhirollogaritë e tyre.
Sipas Trustit, rreth 213 kontributpagues kanë deri në 1,000 euro në llogaritë e tyre, apo 33 për qind e kontribuuesve, përcjell Telegrafi.
Po ashtu, deri 5,000 euro kanë 30 për qind e kontributpaguesve, apo rreth 195 mijë qytetarë.
Deri në 100 euro në llogaritë e tyre në Trust i kanë 105 mijë qytetarë.
Nga numri total i kontribuueseve në Trust, 12 për qind e tyre kanë deri 10 mijë euro.
Deri në 20 mijë euro në llogari kanë mbi 40 mijë qytetarë, kurse mbi këtë vlerë janë rreth 13 mijë qytetarë apo vetëm 2 për qind e kontribuueseve.
Aktualisht sipas Trustit, numri i përgjithshëm i kontribuueseve është 639,264.