2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Trusti përmendet në Kuvend, ja për çfarë arsye këtë herë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kërkuar sot nga qeveria që të sjellë në kuvend pakon e reformës pensionale, si dhe Projektligjin për Trustin.

Në një fjalim në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Haxhiu ka deklaruar se qeveria e ka obligim kushtetues ta procedojë në kuvend reformën e skemave pensionale.

Haxhiu i është referuar aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për njohjen e kontributeve për punëtorët e viteve 90′-ta.

“Të sillet në këtë kuvend reforma pensionale, e cila është detyrim kushtetues për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të hequr pabarazinë ndaj pensionistëve të cilët kanë punuar gjatë viteve 90’. Është detyrim i qeverisë për të sjell në kuvend reformën pensionale”, ka thënë ai.

“Është obligim i qeverisë që ta rikthejë në kuvend edhe Projektligjin për Trustin”, ka deklaruar Haxhiu./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img