-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Trusti pa bord, investimet s’ka kush ti menaxhoi

Nga fundi i muajit shkurt të gjithë anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) iu ka përfunduar mandati.

Teksa kriza financiare në botë sa vjen e keqësohet, ndërsa në mungesë të Bordit, kursimet e mbledhura nga Trusti gjatë këtyre muajve, s’mund të investohen në tregje financiare dhe se nëse ulet vlera e instrumenteve financiare ku janë investuar mjetet e Trustit, askush s’mund të bëjë ndryshime për të evituar këtë.

Pasi me ligjin mbi investimet e mjeteve të trustit, vetëm Bordi vendos për investime apo tërheqje të mjeteve të investuara.

Në grafikonin e investimeve të Trustit pensional shihet se vlera e investimeve në fillim të muajit mars është €1.625853, ndërsa në janar ishte €1.647170.

Ndryshe, konkursi për zgjedhjen e anëtarëve të rinj është mbyllur më 23 dhjetor 2022, por që nga atëherë Komisioni përgjegjës ende nuk i ka shqyrtuar kandidatët që kanë aplikuar, ishte njoftimi i Trustit.
Në këtë komunikatë, Trusti ka paralajmëruar për rreziqet që mund të ndodhin nëse nuk zgjidhet Bordi me kohë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img