Site icon PrishtinaPress

Trusti ka një lajm të mirë për qytetarët

Fondi i Kursimeve Pensionale ka njoftuar se kthimi bruto nga investimet përgjatë muajve janar-qershor ka arritur në 108 milionë euro, kurse asetet e fondit janë rritur për 177 milionë euro.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Trusti ka thënë se kjo performancë pozitive erdhi “si nga vlerësimi i tregjeve financiare ashtu edhe nga vendimmarrja e FKPK-së në alokimin taktik përgjatë kësaj periudhe”.

“Njëkohësisht investimet në Kosovë kanë vazhduar në letrat me vlerë të Qeverisë dhe depozitat bankare, që në fund të gjashtëmujorit ishin rreth 568 milionë euro. Sikurse është deklaruar edhe më parë, Bordi vazhdimisht synon rritjen e investimeve brenda vendit.

Me këtë rezultat FKPK-ja ka akumuluar prej themelimit rreth 660 milionë euro kthim bruto nga investimet”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version