Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar të premten kryetarin e Bordit të Trustit Pensional, Ymer Havolli.
Presidenti Thaçi e ka përgëzuar kryetarin Havolli për punën e suksesshme dhe profesionale në Trust dhe i ka ofruar përkrahje të parezervë si president i vendit.
“Po dërgoni mesazh të mirë për të gjithë”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ndërkaq, kryetari i Bordit të Trustit, Ymer Havolli, ka thënë se Trusti është një institucion shumë stabil, sipas tij, viti 2016 do të përmbyllet me fitim prej 60 milionë euro për fondin.
“Trusti është institucion stabil. Viti 2016 do të mbyllet me fitim prej 60 milionë euro për fondin”, ka thënë Havolli.
Kryetarit të Bordit të Trustit Pensional, presidenti Thaçi ia ka rikonfirmuar përkrahjen e tij si President i Republikës së Kosovës. “Zyra e Presidentit do t’ju përkrahë gjithnjë”, ka thënë presidenti Thaçi.