0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Trusti i humb mbi 170 milionë euro për nëntë muaj

Mbi 170 milionë euro.

Kaq para janë humbur nga janari e deri në shtator nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Kështu njofton Banka Qendrore e Kosovës përmes publikimit të Raportit për Sistemin Financiar.

Në raport thuhet se vlera e përgjithshme e Fondeve të Trustit është mbi 2.3 miliardë euro.

Në anën tjetër në Kuvendin e Kosovës do të bëhet edhe një tentativë për ta tejkaluar Projektligjin që ua mundëson qytetarëv tërheqjen e 30 përqind të kursimeve, pasi që kishte dështuar herën e parë në muajin qershor.

Tërheqjen e 30 përqindëshit e kishte kundërshtuar partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

E pas kësaj ishte organizuar një peticion ku qytetarët i ishin përgjigjur masivisht.

Mbi 17 mijë nënshkrime janë pranuar si të vlefshme nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve../Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img