1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Trusti 65 milionë euro kthimi nga investimet

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) e përmbylli edhe një vit me rezultate pozitive në të gjitha fushat e operimit. Më i rëndësishmi lajm për kontribuuesit është performanca e investimeve, dhe me kënaqësi njoftojmë se kthimi bruto nga investimet për vitin 2016 ishte rreth 65 milionë euro.

Bordi Drejtues shprehë vlerësimin se performanca e investimeve është tejet e kënaqshme, e cila njëkohësisht provon konsistencën e strategjisë investuese në fuqi, duke ofruar më shumë stabilitet dhe vjelje të mundësive investuese, shkruan Telegrafi.

“Vlerësuar në total, kthimi bruto nga investimet e FKPK-së prej 2003 e deri më 31 dhjetor 2016 ka arritur në rreth 316 milionë euro, ndërsa çmimi i aksionit për të njëjtën periudhë është ngritur për rreth 39 pwr qind. Për vitin 2016 çmimi i aksionit është ngritur për 4.4 për qind”.

Ky rezultat nga investimet gjithsesi mbështetet në lëvizjen pozitive të tregjeve financiare për vitin. “Edhe pse tregjet globale ishin nën efektin negativ të rezultateve të paparashikuara politike në Britaninë e Madhe rreth BREXIT, dhe zgjedhjeve për president në SHBA; përmirësimi i treguesve ekonomikë në nivel global, bashkë me ngritjen e çmimit të naftës, ndikoi pozitivisht në rikuperimin dhe ngritjen e tregjeve”, njofton Trusti.

Përveç performancës së investimeve, këtë vit ka pasur edhe rritje rekorde të mjeteve nën menaxhim dhe kontributeve të arkëtuara. Gjithashtu FKPK-ja ka vazhduar me përmirësimin e shërbimeve ndaj kontribuuesve, duke zgjeruar shërbimin me katër banka komerciale për pagesën e pensioneve në faza, derisa numri i kontribuuesve njohu rritje domethënëse.
“Në fund të 2016-s mjetet neto që FKPK-ja kishte nën menaxhim iu afruan vlerës së 1.42 miliardë eurove, ose një rritje prej 189 milionë euro nga fund viti i kaluar. Në rritjen e mjeteve nën menaxhim ndikuan: kontributet e reja me 152 milionë euro dhe kthimi nga investimet prej 65 milionë euro”.
Ndërkohë për të njëjtën periudhë: për pension u shpaguan 19 milionë euro, për tarifa menaxhuese 6 milionë euro dhe u refonduan 2 milionë euro.

Me rritjen e mjeteve nën menaxhim FKPK-ja angazhoi edhe tre aset-menaxherë shtesë gjatë vitit.

Po ashtu këtë vit ishin edhe 4447 përfitues të rinj të pensionit që tërhoqën rreth 19 milionë euro. Prej themelimit e deri më tani numri i të pensionuarve shkoi në 33609 dhe vlera që kanë tërhequr këtë përfitues të pensionit ka qenë rreth 91 milionë euro.

Ndërkaq numri i kontribuuesve njohu rritje më të fortë më 2016. Numri i llogarive në total u shtua për 33,960 dhe arriti në 541,923. Ndërsa numri i llogarive aktive u shtua për 15,235 dhe arriti në 312,681.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img