Arkivoli i gruas së vrarë nga ish-burri i saj të mërkurën në oborrin e QKUK-së i është dorëzuar sot familjarëve.
Trupi i pajetë i Hamide Magashit, që pritej ta lindte të këto ditë foshnjën e saj, është dërguar te shtëpia e familjes së saj në një fshat të Lipjanit, raporton T7.
Ndërkaq, i dyshuari për vrasje, ish-burri i saj, Sokol Halili gjendet akoma në arrati.
Motrat e viktimës kanë thënë se ai e kishte keqtrajtuar përgjatë tre muajve martesë, e më pas e ka kërcënuar vazhdimisht.
Ndaj tij ishte caktuar masë urdhër-mbrojtje dhe i dyshuari e kishte të ndaluar t’i afrohej viktimës, me vendim të gjykatës.