Trupi i pajetë i ambasadorit rus që u vra të hënën në Ankara është duke u dërguar në Rusi.
Andrei Karlov u vra nga Mevlut Mert Altintas, një 22-vjeçar, i cili e qëlloi atë me 9 plumba teksa ambasadori po mbante fjalim, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.
Trupi i Karlov u bart të martën mbrëma në të gjithë pistën e aeroportit Esenboga, i mbështjellë në një flamur rus.
Ai është shoqëruar me një avion të dërguar nga Moska, nga një roje nderi me gjashtë ushtarë turq. /Lajmi.net/