Site icon PrishtinaPress

Trupi i Florijanës është gjetur menjëherë nën vendin ku ishte pozicionuar barka

Siç kanë raportuar mediat italiane, trupi i pajetë i Florijana Ismailit është gjetur në fund të Liqenit Como, ditën e martë (2 korrik), pas kërkimeve katërditore.

Corriere della Sera bën të ditur se trupi i 24-vjeçares është gjetur në thellësi të madhe, rreth 204 metra, me ndihmën e robotit special nënujor.

Një gazetar ka thënë për 20min.ch: “Trupi është gjetur menjëherë nën barkë”. Është fjala për vendin, ku lojtarja ishte hedhur nga anija për t’u freskuar pas rrezitjes për rreth një orë me shoqen e saj.

Të gjitha lajmet nga Florijana Ismaili

Pikërisht me ndihmën e robotit, trupi i pajetë i lojtares është sjellë deri në thellësi prej 20 metrash, ku pastaj kanë hyrë zhytësit duke e nxjerrë trupin në anije dhe më pas në spital.

Në spitalin St. Anna, ku do të bëhet autopsia, kanë pritur prindërit e Florijanës për ta identifikuar vajzën e tyre.

Që nga hedhja e saj nga barka të shtunën, futbollistja ishte shpallur e zhdukur, ndërsa trupi i saj është gjetur menjëherë në vendin ku ishte hedhur – nën vendin ku kishte ishte pozicionuar barka e Ismailit dhe shoqes së saj.

Exit mobile version