7.7 C
Pristina
Wednesday, October 2, 2024

Buy now

spot_img

Trupat tokësore të Kosovës dhe ato të Shqipërisë bëjnë stërvitje vëllazërore

Trupat tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës stërviten së bashku me trupat homologe të vëllezërve e motrave të forcave tokësore të Shqipërisë nga instruktorët e Brigadës Amerikane të Asistencës së Forcave të Sigurisë (SFAB).

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se regjimenti i parë i Këmbësorisë së Forcave tona Tokësore është duke realizuar trajnimin në Republikën e Shqipërisë me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) dhe Brigadën e Asistencës së Forcave të Sigurisë (SFAB) të SHBA-së, transmeton Klan Kosova.

“Brigadat e Asistencës së Forcave të Sigurisë (SFAB) të SHBA-së janë njësi të specializuara me misionin kryesor për të kryer stërvitje, këshillim, ndihmë, mundësim dhe shoqërim të operacioneve me vendet aleate dhe partnere”.

“Stërvitja ka për qëllim aftësimin në nivel taktik dhe operacional të trupave me qëllim të përgatitjes për validim të Regjimentit të Parë të Këmbësorisë”./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img