1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Trupat serbe pranë kufirit me Kosovën, Osmani kontakton Daçiqin: E mirëpres deklaratën për tërheqje

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka njoftuar se mëngjesin e sotëm ka kontaktuar ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, në lidhje me dërgimin e ushtrisë serbe përgjatë kufirit me Kosovën.

Ai tha se ka mirëpritur deklaratën për tërheqje të trupave, si hap i parë i depërshkallëzimit të tensioneve.

Gjithashtu, Osmani ka shkruar se mirëpret vendimin e NATO’s për shtim të trupave të KFOR’it.

Kryesuesi i OSBE’së ka thënë se OSBE është e gatshme të asistojë për uljen e tensioneve dhe që palët të rikthehen në tryezën e bisedimeve.

“I shqetësuar për rritjen e ushtrisë përgjatë kufiritë Kosovë-Serbi, këtë mëngjes e kontaktova Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq. E mirëprita deklaratën për tërheqjen si hap të parë për depërshkallëzimin. Mirëprita vendimin e NATO’s për shtim të trupave të KFOR’it. OSBE e pranishme dhe e gatshme të asistojë për uljen e tensioneve dhe rikthimin në tavolinë”, ka shkruar ai.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dje i ka thënë Financial Time se nuk ka ndërmend të urdhërojë forcat ushtarake që të kalojnë kufirin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të zyrtarëve amerikanë për një rritje trupash në kufij me Kosovën.

Vuçiç tha se një përshkallëzim i konfliktit do të ishte kundërproduktiv për aspiratat e Beogradit për në BE.

“Pse kjo do të ishte e dobishme për Beogradin?” ka thënë Vuçiq. “Cila do të ishte ideja? Për të shkatërruar pozicionin tonë që kemi ndërtuar prej një viti? Për ta shkatërruar këtë brenda një dite? Serbia nuk do luftë”.

Ndërsa, të premten, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se SHBA-të kishin vëzhguar një “inskenim të paprecedentë të artilerisë, tankeve dhe njësive të mekanizuara të këmbësorisë serbe” në kufirin me Kosovën dhe e quajti atë një zhvillim shumë destabilizues.

“Ne i bëjmë thirrje Serbisë që të tërheqë ato forca nga kufiri dhe të kontribuojë në uljen e temperaturës dhe tensionit”, tha Kirby, duke shtuar se Vuçiç dhe Antony Blinken, sekretari amerikan i shtetit, kishin folur për mënyrat për të qetësuar situatën.

Alarmin e situatës nga SHBA-ja, Vuçiq e ka quajtur si të “pabazuar”, madje duke eskaluar me gjuhë për ta quajtur alarmin amerikan si “gënjeshtër të pastër”.

“Vitin e kaluar kemi pasur 14,000 burra pranë vijës administrative, sot kemi 7,500 dhe do ta reduktojmë në 4,000. “Dërgimi i trupave nga Serbia në vijën administrative është një gënjeshtër e pastër. . . Serbia nuk do të përfitonte prej saj pasi kjo do të rrezikonte pozicionin e saj në bisedimet e sponsorizuara nga BE-ja me Prishtinën”, tha ai.

Situata është e tensionuar, pasi një grupt terrorist më 24 shtator sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë kështu policing Afrim Bunjaku, tashmë hero i Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img