-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Trupat serbe afër kufirit, Rama: I bashkohem thirrjes së SHBA-së, Shqipëria e përkushtuar për sigurinë e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se i bashkohet thirrjes së Qeverisë amerikane për de-eskalim të menjëhershëm në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Express.

Rama ka thënë se iu bën thirrje lidershipit të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me maturi.

Kreu i Qeverisë shqiptare ka thënë se Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.

“Shqipëria i bashkohet thirrjes së Qeverisë së SHBA-së për deeskalim të menjëhershëm në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. I bëj thirrje lidershipit të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përgjegjësi dhe maturi. Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës”, ka shkruar Rama.

Ky reagim i kreut të Qeverisë shqiptare vjen pas deklaratë së SHBA-së për rritjen e numrit të ushtarëve serbë në kufi me Kosovën dhe kërkesës së Washingtonit për tërheqje të tyre.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img