1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Trumpi zgjedh zëvendësin e tij për president

Ish-presidenti Donald Trump e ka zgjedhur senatorin nga Ohajo, J.D. Vance, si shoqërues në garën për president, i cili më pak se një dekadë më parë, mori famë si kritik i Trumpit, raporton “Politico”.

Vetëm tre vjet më parë, J.D. Vance ishte vetëm një autor dhe komentues konservator. Tani ai mund të jetë njeriu i dytë në Shtëpinë e Bardhë.

“Pas diskutimeve dhe mendimeve të gjata, dhe duke marrë parasysh talentin e jashtëzakonshëm të shumë të tjerëve, kam vendosur që personi më i përshtatshëm për të marrë postin e Zëvendës Presidentit të Shteteve të Bashkuara është senatori J.D. Vance i Shtetit të Madh të Ohajos”, tha Trumpi në një postim në “Truth Social” të hënën, raporton “USA Today”, transmeton Klankosova.tv.

Libri i tij i vitit 2016 me memoare “Hillbilly Elegy” e vuri atë në skenën kombëtare teksa shumë po kërkonin për një sqarim mbi ngritjen e Donald Trumpit. Në atë kohë, vetë Vance ishte ekstremisht kritik ndaj presidentit në ardhje, por deri në kohën kur ai po garonte për president më 2022, Vance e kishte ndryshuar mendjen. Në vend të “heroinit kulturor”, ai thoshte se Trumpi ishte “presidenti më i mirë në jetën time”.

Vance u zgjodh për herë të parë në Senat në vitin 2022 pa asnjë përvojë të mëparshme politike, por i njohur shumë nga libri i tij i vitit 2016, “Hillbilly Elegy”. Libri, i kthyer më vonë në një film artistik të Netflix, detajoi udhëtimin e Vance nga një fëmijëri e mbushur nga varësia nga droga dhe abuzimi deri në një diplomë në Fakultetin Juridik të Yale që i hapi dyert në Silicon Valley.

Shumë ekspertë përdorën “Hillbilly Elegy” për të racionalizuar popullaritetin e Trumpit me Amerikën e bardhë, rurale në 2016 – vlerësim që e vendosi Vance në qarkun e medias kombëtare. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img