5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Trumpi kërcënon me tarifa të reja ndaj Kinës, Meksikës dhe Kanadasë

Donald Trumpi ka deklaruar se do të vendosë tarifa të reja ndaj Kinës, Meksikës dhe Kanadasë që nëditën e parë të presidencës së tij, me qëllim detyrimin e këtyre vendeve për të ndërmarrë masa kundër emigracionit të paligjshëm dhe trafikimit të drogës drejt SHBA-së.

Presidenti i zgjedhur amerikan tha se menjëherë pas inaugurimit më 20 janar, do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për vendosjen e një tarife prej 25% mbi të gjitha mallrat që importohen nga Meksika dhe Kanadaja.

Gjithashtu, ai njoftoi një tarifë shtesë prej 10% për Kinën, derisa qeveria kineze të ndalojë trafikimin e opioidit sintetik fentanyl nga vendi i tyre, transmeton Klankosova.tv.

Nëse këto kërcënime zbatohen, do të shënojnë një përshkallëzim të madh të tensioneve me tre partnerët më të mëdhenj tregtarë të Amerikës, duke shkaktuar mundësisht ndërprerje në zinxhirin global të furnizimit dhe duke dëmtuar ekonomitë e vendeve të prekura, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Trumpit, tarifat ndaj Meksikës dhe Kanadasë do të qëndrojnë në fuqi derisa këto vende të frenojnë trafikun e drogës, veçanërisht fentanylit, dhe emigrantët që kalojnë ilegalisht kufirin.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump deklaroi: “Të dyja vendet, Meksika dhe Kanadaja, kanë fuqinë e plotë për të zgjidhur lehtësisht këtë problem të kahershëm.

Është koha që ata të paguajnë një çmim shumë të lartë!” Në një postim tjetër, Trump kritikoi Kinën për mosrespektimin e premtimeve të supozuara për dënimin me vdekje të personave që trafikojnë fentanyl.

Një zëdhënës i ambasadës kineze në Uashington i tha BBC-së se ideja që Kina lejon qëllimisht trafikimin e fentanylit është e pabazë dhe kundërshton faktet.

Ai shtoi se bashkëpunimi ekonomik SHBA-Kinë është reciprokisht i dobishëm dhe asnjëra palë nuk fiton nga luftërat tregtare.

Administrata e Bidenit ka bërë thirrje që Pekini të bëjë më shumë për të ndalur prodhimin e përbërësve të fentanylit, i cili, sipas të dhënave, shkaktoi rreth 75,000 vdekje në SHBA vitin e kaluar.

Gjatë fushatës së tij zgjedhore, Trump kërcënoi me tarifa deri në 100% ndaj Meksikës dhe Kinës, shumë më të larta se ato që vendosi gjatë mandatit të tij të parë.

Ai gjithashtu premtoi heqjen e statusit të preferuar tregtar të Kinës me SHBA.

Ekonomia kineze, e cila po përballet me kriza si tregu i pasurive të patundshme dhe borxhet e qeverive lokale, është më e dobët se gjatë presidencës së parë të Trump.

Masat e propozuara nga Trumpi shkelin marrëveshjen SHBA-Meksikë-Kanada (USMCA), e cila garanton tregti kryesisht pa tarifa mes këtyre vendeve dhe që ai vetë e nënshkroi në vitin 2020.

Pas kërcënimeve për tarifa, Trumpi ka diskutuar për sigurinë kufitare dhe tregtinë me Kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, ndërsa Ministria e Financave e Meksikës theksoi rëndësinë e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img