-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Trumpi e pranon ofertën e Fox News për debat presidencial me Harrisin

I nominuari i republikanëve për president, Donald Trump, e ka pranuar ofertën e televizionit amerikan Fox News për mbajtjen e një debati me kandidaten demokrate për president, nënpresidenten Kamala Harris, më 4 shtator.

“Rregullat do të jenë të ngjashme si të debatit tim me Joen e përgjumur, i cili është trajtuar tmerrësisht nga partia e tij, por me një sallë të mbushur me publik”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth Social, duke iu referuar presidentit Joe Biden, i cili hoqi dorë nga gara për t’u rizgjedhur.

Postimi i tij u fshi për disa minuta, para se të postohej përsëri. Por, në postimin e dytë, Trump e fshiu propozimin e tij për një tubim “të madh” me publikun në datën e njëjtë, nëse Harris “nuk do të ishte e gatshme, apo në gjendje të debatonte”.

Harris ishte përgjigjur muajin e kaluar se është “e gatshme” për debat, pasi Fox News propozoi debat presidencial mes saj dhe Trumpit për datën 17 shtator.

Pasi Biden u tërhoq nga gara presidenciale më 21 korrik dhe e mbështeti Harrisin, Trumpi tha se nuk do të debatonte me të, sepse ajo nuk ishte kandidate zyrtare.

Si dëshmi për mungesën e mbështetjes për të, ai tha se ish-presidenti Barack Obama nuk e kishte mbështetur atë.

Por, Obama e mbështeti Harrisin një ditë më vonë, dhe të premten, Harris i siguroi votat e nevojshme të delegatëve për t’u nominuar kandidate e demokratëve për zgjedhjet e nëntorit./REL

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img