11.4 C
Pristina
Saturday, March 1, 2025

Buy now

spot_img

Trump: Zelensky dëshiron të luftojë, luftojë dhe të luftojë 

Presidenti amerikan, Donald Trump, duke folur me gazetarët të premten pas përplasjes së tij me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale, u tha gazetarëve se “nuk funksionoi mirë”.

Ai tha se Zelensky “e teproi” dhe përsëriti pretendimin se Zelensky pa pak forcë në raport në negociatat potenciale për paqe.

Trump tha se Zelensky do të ishte “i fortë” nëse ai do të nënshkruante marrëveshjen për mineralet e propozuar nga SHBA, shkruan BBC.

“Ai po kërkon të vazhdojë dhe të luftojë, të luftojë, të luftojë, ne po kërkojmë t’i japim fund vdekjes”, shtoi Trump.

I pyetur se çfarë duhet të bëjë lideri ukrainas për të rifilluar bisedimet, Trump tha se “duhet të thotë ‘dua të bëj paqe’”.

Ai më pas përsëriti kërcënimin e tij për tërheqjen e mbështetjes amerikane: “Ose do t’i japim fund ose do ta lëmë atë të luftojë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img