Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë të botuar të premten se “Krimea do të mbetet me Rusinë”, shembulli më i fundit i presionit të udhëheqësit të ShBA-së ndaj Ukrainës për të bërë lëshime për t’i dhënë fund luftës, raporton AP, transmeton Klan Kosova.
“Zelenskyy e kupton këtë”, tha Trump, duke iu referuar presidentit ukrainas, “dhe të gjithë e kuptojnë se kjo ka qenë me ta për një kohë të gjatë”.
I pari i ShBA-së i bëri këto komente në një intervistë për revistën Time të zhvilluar të martën. Trump e ka akuzuar Zelenskyn se po e zgjat luftën duke u rezistuar negociatave me presidentin rus Vladimir Putin.
Krimea është një gadishull strategjik përgjatë Detit të Zi në jug të Ukrainës. U pushtua nga Rusia në vitin 2014 teksa presidenti i ShBA-së Barack Obama ishte në detyrë, vite para pushtimit në shkallë të plotë që filloi në vitin 2022.