Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka quajtur të jashtëzakonshëm guximin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhepresidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilët shkuan në Washginton dhe nënshkruan marrëveshjen.
Në faqen e Departamentit Amerikan të Shtetit është publikuar një shkrim i presidentit Trump, i cili thotë se Hoti dhe Vuçiq me veprimin e tyre e kanë bërë botën më të sigurt.
“Është dashur guxim i jashtëzakonshëm nga presidenti i Serbisë, Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Hoti për të nisur këto bisedime dhe për të ardhur në Washington për ta finalizuar këtë angazhim”, ka thënë Trump.
Më tej, thuhet se “Duke vepruar kështu, ata i kanë bërë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurt. Është vërtetë ditë historike. Kosova dhe Serbia janë pajtuar për normalizim ekonomik”.