Site icon PrishtinaPress

Trump thotë se do të preferonte që mikrofonët të qëndronin ndezur gjatë debatit me Kamala Harris

Ish-presidenti Donald Trump tha të hënën se do të preferonte t’i kishte gjithmonë të ndezur mikrofonët për të dy kandidatët gjatë debatit presidencial, pavarësisht se fushata e tij kërkonte të mbante të njëjtat rregulla si debati i fundit presidencial, kur mikrofonët ishin të ndalur, përveç kur ishte radha e kandidatit për të folur, shkruan CNN.

“Ne ramë dakord për të njëjtat rregulla, nuk e di, nuk ka rëndësi për mua, do të preferoja ta kisha atë ndoshta, por marrëveshja ishte që do të ishte njësoj si herën e kaluar”, tha Trump kur i pyetur nga një gazetar nëse donte që mikrofonat të ndalëshin gjatë debatit kur kandidati nuk flet.

Trump përsëri hodhi dyshime nëse ai do të merrte pjesë në debatin e 10 shtatorit që është planifikuar të organizohet nga ABC dhe kundërshtoi një panel që ai tha se e pa në rrjet gjatë fundjavës.

Exit mobile version