Site icon PrishtinaPress

Trump: Tarifat do të përfshijnë edhe BE-në

Të dielën në mbrëmje në SHBA, presidenti Donald Trump kishte paralajmëruar se ai mund të zgjerojë fushën e tarifave të tij për të përfshirë Bashkimin Evropian dhe Britaninë e Madhe.

Tarifat mbi eksportet e BE-së në SHBA do të ndodhin “shumë shpejt”, tha Trump, duke përsëritur ankesat e tij të mëparshme për deficitet tregtare të SHBA-së me “praktikisht çdo vend në botë”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Mbretëria e Bashkuar ka qenë “jashtë linjës”, por situata “mund të zgjidhet”, tha Trump, duke shtuar se ai ka qenë “shumë mirë” me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Sir Keir Starmer. Kjo vjen ndërsa Starmer shkon në Bruksel për t’iu bashkuar një takimi të liderëve të BE-së

Një zëdhënës i Komisionit Evropian tha se BE do të “përgjigjet me vendosmëri” ndaj çdo tarife të padrejtë ose arbitrare mbi eksportet e saj. “

BE-së i vjen keq për tarifat e vendosura ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës”, tha ai në një deklaratë, duke shtuar se tarifat “krijojnë përçarje të panevojshme ekonomike” dhe janë “të dëmshme për të gjitha palët”.

Tregjet aziatike, të parat që u hapën që nga njoftimi i tarifave të Trump në fundjavë, kanë rënë ndjeshëm si një tregues i pasigurisë së investitorëve.

Trump ka pranuar se amerikanët do të ndiejnë “pak dhimbje” në një afat të shkurtër, por ai beson se kjo do të jetë e vlefshme. Analistët i kanë thënë BBC-së se konsumatorët amerikanë duhet të presin çmime më të larta të benzinës, mes rritjeve të tjera.

Ndërkohë, Kanadaja ka njoftuar se do të vendosë sanksione hakmarrëse ndaj mallrave amerikane me vlerë 155 miliardë dollarë kanadezë, ku edhe Meksika ka njoftuar për tarifa hakmarrëse prej 25% për mallrat amerikane.

Trump tha se do të flasë me liderët e të dy vendeve sot.

Kina po shqyrton “kundërmasat” dhe planifikon të ngrejë një padi në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Vendi po feston ende festën e Vitit të Ri Hënor dhe tregjet kontinentale kineze mbeten të mbyllura.

Exit mobile version