Site icon PrishtinaPress

Trump: Soleimanin duhej ta hiqnim qafe shumë vite më parë

“Irani kurrë nuk fitoi një luftë, por kurrë nuk humbi një negociatë!”. Këto ishin fjalët e paraë të presidentit Trump, pas vrasjes së gjeneralit të Iranit, Qassem Soleimani.

Trump tutje tha se gjenerali Qassem Soleimani ka vrarë ose plagosur rëndë mijëra amerikanë gjatë një periudhe kohe të gjatë, dhe po komplotonte të vriste shumë të tjerë … por u kap!

“Ai ishte drejtpërdrejt dhe indirekt përgjegjës për vdekjen e miliona njerëzve, përfshirë numrin e madh së fundmi” deklaroi ai.

“Ndërsa Irani kurrë nuk do të jetë në gjendje ta pranojë si duhet, Soleimani ishte i urryer dhe i frikësuar brenda vendit. Ata nuk janë aq të trishtuar sa udhëheqësit do ta lënë botën e jashtme të besojë. Ai duhej hiqej qafe shumë vite më parë!” ka shkruar Trump në Twitter.

Exit mobile version