2.4 C
Pristina
Tuesday, January 21, 2025

Buy now

spot_img

Trump shpëtim për ndalimin e mbylljes së TikTok? Nënshkruhet urdhri: Vendimi shtyhet për 75 ditë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që i jep TikTok zgjatjen 75-ditore për të respektuar ligjin që kërkon shitjen ose ndalimin e platformës, për të vendosur më pas nëse aplikacioni do të mbyllet përfundimisht në SHBA.

Ai thotë se gjatë kësaj kohe, SHBA nuk do të zbatojë ligjin e miratuar nga Kongresi vitin e kaluar dhe të nënshkruar nga ish-presidenti Joe Biden.

Duke folur për gazetarët në Zyrën Ovale, ai tha: “Çdo person i pasur më ka telefonuar për TikTok.”

Kur u pyet nga një gazetar se pse ai ka ndryshuar mendje që kur u përpoq të ndalonte TikTok në 2020, Trump u përgjigj: “Sepse duhet ta përdor”.

Ai paraqiti mundësinë e një sipërmarrjeje të përbashkët, duke thënë se po kërkonte një partneritet 50-50 midis “Shteteve të Bashkuara” dhe pronarit të saj kinez ByteDance.

Por ai nuk dha detaje të mëtejshme se si mund të funksionojë kjo.

Trump tha gjithashtu se tarifat e reja të mundshme tregtare ndaj Kinës mund të jenë të kushtëzuara nga një marrëveshje mbi pronësinë e platformës.

Nëse Pekini refuzon një marrëveshje sipas tij do të ishte disi një akt armiqësor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img