10.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Trump shpall urgjencën kombëtare

Coronavirusi deri më tani ka infektuar më shumë se 135,000 njerëz në të gjithë botën dhe si pasojë, më shumë se 5,000 kanë ndërruar jetë. 

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shpallur urgjencën kombëtare për shkak të pandemisë Covid-19, transmeton Telegrafi.

Duke vepruar kështu, ai iu referua ligjit të Stafford që autorizon Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) të marrë një rol qendror dhe të lëshojë një mbështetje financiare.

Me atë veprim, Trump ka mbledhur deri në 50 miliardë dollarë nga rezervat e shtetit për pandeminë e coronavirusit.

Ndryshe, SHBA është duke mbyllur ndër tjerash edhe Disneyland në Kaliforni, 40 kilometra larg Los Angeles, i cili tërhoqi 30 milionë vizitorë vitin e kaluar dhe quhet nga amerikanët “vendi më i lumtur në botë”.

Teatrot në Broadway janë mbyllur, festimet e Ditës së Shën Patrisit janë anuluar dhe tubimet me më shumë se 500 njerëz janë ndaluar në New York, një nga qendrat e kulturës botërore, për shkak të pandemisë coronavirus. SHBA ka më shumë se 1.300 të infektuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img