Trump sërish në qendër të vëmendjes, thotë se gruaja e tij nuk do të qante po t’ia kishin qëlluar me armë bashkëshortin

160
Advertisement

Presidenti amerikan Donald Trump ka tërhequr një paralele të çuditshme, kur është bërë fjalë për politikanë që janë qëlluar me armë zjarri në raste të ndryshme.

Advertisement

Ai madje me një dozë shakaje ka thënë se gruaja e tij Melania Trump nuk do të qante, po ta qëllonin atë në një tentim vrasje, transmeton Telegrafi.

Këtë “parashikim” ai e bëri gjatë një eventi privat të organizuar të martën mbrëma, kur kujtoi se si në vitin 2017 kongresisti u qëllua me armë në fushën e bejsbollit.

Bëhet fjalë për Steve Scalise i cili u plagos gjatë të shtënave, kurse presidenti e ka përshkruar Republikanin nga Luiziana si një karakter të fortë, madje kishte mësuar shumë nga reagimet e gruas së tij kur ai u lëndua.

“Ajo nuk mund të ndalej duke qarë kur e takova atë ditë në spital”, ka deklaruar Trump, shkruan Politico. “Mendoj që jo shumë gra do të reagonin në atë mënyrë nëse në një mënyrë tragjike të ngjashme do t’iu ndodhte partnerëve të tyre, e di se e imja nuk do të reagonte ashtu”, shtoi ai.

PostAdssFotoja e reklamës