Site icon PrishtinaPress

Trump rrit presionin ndaj republikanëve para votimit të reformës shëndetësore

Donald Trump paralajmëroi të zgjedhurit republikanë që rrezikojnë të humbin maxhorancën në Kongresin amerikan nëse votojnë kundër reformës për sigurimin shëndetësor duke e vënë gjithë peshën e tij në balancë për të parin ligj të rëndësishëm të mandatit të tij.

Presidenti i SHBA-së ka bërë një vendosje të rralë në Kapitol për të nxitur 237 anëtarët republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve të mbajnë premtimet zgjedhore për shfuqizimin dhe zëvendësimin e “Obamacare”, gjatë votimit të parashikuar të enjten.

“Një dështim nuk është i pranueshëm”, theksoi ai gjatë këtij takimi me dyer të mbyllura në Kapitol, sipas një personi të pranishëm në sallë, përcjell Atsh.

Nga miratimi i kësaj reforme të parë varet çdo pjesë tjetër e programit republikan, veçanërisht ulja e madhe e taksave që pritet të miratohet menjëherë. Për të fituar zgjedhjet legjislative në mes të mandatit në nëntor 2018, duhet të tregojmë rezultate konkrete për zgjedhësit”, theksoi ai.

Exit mobile version