Trump: Rreth 640 ushtarë amerikanë mbesin në Kosovë

54
Advertisement

Rreth 640 ushtarë amerikanë, të cilët vazhdojnë të janë pjesë e KFOR-it, do të qëndrojnë në Kosovë, e cila është pjesë e një force prej rreth 4,000 personave, ka konfirmuar presidenti amerikan Donald Trump në një letër drejtuar kryetarës së Dhomës së Përfaqësuesëve, Nancy Pelosi.

Advertisement

Trump thotë se SHBA-ja do të vazhdon të kontribuoj në KFOR.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kontribuojnë në KFOR, të udhëhequr nga Aleanca Veri-Atlantike (NATO), në bashkëpunim me autoritetet lokale, partnerët bilateralë dhe institucionet ndërkombëtare, për të shmangur armiqësitë e përtërira në Kosovë. Rreth 640 pjesëtarë të ushtrisë së SHBA-së janë në mesin e 4,000 pjesëtarëve të KFOR-it”, thuhet në letrën e Trumpit.

Letra e Donald Trump drejtuar Dhomës së Përfaqësuesve, pjesa për Kosovën

Kohë më parë, djali i presidentit amerikan Donald Trump Junior, kishte shkruar në Twitter se janë rreth 650 trupa amerikane në Kosovë, që duhet të kthehen në shtëpi.

“Pajtohem. Janë rreth 650 trupa amerikane në Kosovë. Ka ardhur koha t’i kthejmë ata në shtëpi”, ka shkruar Donald Trump Jr.

PostAdssFotoja e reklamës