Site icon PrishtinaPress

Trump pritet që nga sot t’i jap fund konfliktit izraelito-palestinez

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar ditë më parë se sot ai do të zbulojë planin e tij të shumëpritur, të ashtuquajturën “marrëveshja e shekullit”, për t’i dhënë fund konfliktit izraelito-palestinez, raporton AA.

“Është një plan me shumë rëndësi, do të jetë një sugjerim midis Izraelit dhe palestinezëve. Është më i afërti që vjen ndonjëherë dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë pas takimit me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Trump njoftoi se plani i shumëpritur do të zbulohet mesditën e ditës së martës.

Duke theksuar se kanë mbështetjen e kryeministrit izraelit dhe partive të tjera izraelite, Trump tha se, “Mendojmë se do të kemi edhe mbështetjen e palestinezëve, por do të shohim”.

Sot më vonë, në Zyrën Ovale pritet që Trump të takohet me liderin e opozitës izraelite, Benny Gantz.

Megjithatë, zyrtarët palestinezë e kanë refuzuar tërësisht planin, ndërsa një zyrtar palestinez po ashtu tha se presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, ka refuzuar kërkesën e presidentit Trump për të biseduar në telefon para se të zbulohet plani.

Chanel 12 dhe 13 izraelit ka thënë se plani i presidentit Trump do të njohë sovranitetin e Izraelit mbi pothuajse të gjitha vendbanimet në Bregun Perëndimor të pushtuar, të cilat janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Kjo në mënyrë efektive do të zhvendosë më tej në lindje të territorit palestinez kufirin izraelit të njohur nga SHBA-të dhe sovraniteti i Izraelit do të njihej në të gjithë Kudsin, të cilët palestinezët e kërkojnë të shërbejë si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.

Siç raportohet, në bazë të kushteve plani po ashtu do të njohë një shtet palestinez të demilitarizuar në një kohë të mëvonshme, për të cilin Chanel 12 po ashtu tha se do të kërkojë çarmatimin e Hamasit dhe njohjen e Kudsit nga palestinezët si kryeqytet i Izraelit.

Exit mobile version