Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se BE-ja dhe ShBA-ja janë më shumë se aleatë.
Këtë deklaratë e ka bërë Von der Leyen në “X” pas fitores së Donald Trumpit si president i Amerikës.
“Përgëzoj ngrohtësisht Donald Trumpin. BE dhe ShBA janë më shumë se aleatë. Ne jemi të lidhur nga një partneritet i vërtetë mes njerëzve tanë, duke bashkuar 800 milionë qytetarë. Pra, le të punojmë së bashku për një agjendë të fortë transatlantike që vazhdon të ofrojë për ta”, ka shkruar ajo