Arrestimi i mundshëm i Donald Trump për çështjen e blerjes së heshtjes së pornostares Stormy Daniels ka nxitur imagjinatën e dhjetëra blogerëve, të cilët përmes Inteligjencës Artificiale kanë prodhuar disa foto, ku shfaqet ish-presidenti, ndërsa prangoset apo pas hekurave duke u stërvitur.
E gjithë puna i përket Eliot Higgins, themelues i platformës së gazetarisë investigative Bellingcat, i cili donte të vizualizonte momentet e ndryshme të arrestimit të Trump duke u mbështetur në versionin 5 të Midjourney, një gjenerues i artit të imazheve me vlerë 30 dollarë në muaj.
Fotot kanë gabime të mëdha në editim që janë të dukshme, por ato u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale për t’u bërë virale.
Në imazhet e publikuara në internet manjati shihet duke u përpjekur të ikë nga policia ose pas hekurave të një qelie me veshjen e zakonshme portokalli ose në bankën e të akuzuarve ndërsa qan.





