-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Trump, me shkronja të mëdha: IRANI NUK DO TË KETË KURRË ARMË BËRTHAMORE!

Presidenti amerikan, Donald Trump, në vazhdën e komunikimeve të tij përmes mediave sociale ka bërë edhe një postim që ka të bëjë me marrëdhëniet me Iranin.

Në një postim të radhës, presidenti amerikan ka komentuar vendimin e Teheranit rreth tërheqjes nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015.

“IRANI KURRË NUK DO TË KETË ARMË BËRTHAMORE!”, ka shkruar Trump në rrjetet sociale, përcjell Telegrafi.

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1214197038063243266

Reagimi i Iranit kishte ardhur pasi që presidenti Trump kishte autorizuar një sulm, përmes të cilit ishte vrarë gjenerali iranian, Qassem Soleimani.

Soleimani, arkitekti i operacioneve klandestine dhe ushtarake të Teheranit, si shef i forcave të Qudsit të Gardës Revolucionare, u vra të premten në një sulm me dronë amerikanë derisa gjendej në një kolonë në aeroportin e Bagdadit.

Si përgjigje, autoritetet iraniane thuhet se kanë bërë të ditur se do të ofrojnë një shpërblim prej 80 milionë dollarësh për kokën e presidentit amerikan Donald Trump, pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani.

Sipas mediave, një “ofertë e tillë” është bërë gjatë transmetimit televiziv të funeralit nga transmetuesit zyrtarë shtetërorë.

Gjithashtu, vrasja e gjeneralit iranian ka ndikuar që një vendim të merret edhe nga Parlamenti i Irakut, i cili ka nxjerrë një rezolutë me të cilën kërkohet largimi i trupave amerikane nga vendi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img