-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Trump kritikon gjykatësin që do të shqyrtojë çështjen e tij penale

Të martën, Donald Trump do të dalë para gjykatësit Juan Merchan për t’u përballur me akuzat penale. Kjo shënon herën e parë në histori që një ish-president amerikan përballet me akuza penale.

Vitin e kaluar, gjykatësi Merchan mbikëqyri çështjen penale ndaj Organizatës Trump, e cila u gjet fajtore për mashtrime tatimore dhe u gjobit, ndërsa një nga drejtuesit e lartë të organizatës, Allen Weisselber, pranoi fajësinë dhe u dënua me burg.

Paraqitja e Trump para gjykatësit Merchan vjen pas hetimeve nga një juri e madhe lidhur me pagesat për të blerë heshtjen e aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Susan Necheles, një avokate e Trump, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se ish-presidenti do të deklarohet i pafajshëm.

Gjykatësi Merchan e dënoi Organizatën Trump me 1,6 milionë dollarë pasi juria vendosi dhjetorin e kaluar se kompania kishte shkelur ligjet. Weisselberg, i cili sherbeu për një kohë të gjatë nën drejtimin e Trump, ishte dëshmitari kryesor i prokurorisë, dhe u dënua me pesë muaj burg.

Të premten, Trump ndaj të cilit nuk u ngritën akuza në rastin e kompanisë së tij, e kritikoi ashpër gjykatësin Merchan në platformën e tij “Truth Social”.

“Gjykatësi i caktuar në çështjen ndaj meje të gjuetisë së shtrigave, një padi që nuk është ngritur kurrë më parë, më urren”, shkruante Trump në rrjetin social. Ai po kandidon për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2024.

Trump nuk iu përgjigj kërkesës për të komentuar.

Gjyqi i Organizatës Trump nuk është rasti i vetëm që gjykatësi Merchan është përballur me njerëz të afërt me ish-presidentin.

Gjykatësi Merchan po kryeson gjithashtu një çështje penale ndaj ish-këshilltarit të Trump gjatë fushatës presidenciale dhe në Shtëpinë e Bardhë, Steve Bannon, i cili ka deklaruar pafajësinë. Ai akuzohet për pastrim parashë dhe mashtrime që lidhen me një organizatë jo-fitimprurëse që mblodhi fonde për ndërtimin e një muri kufitar mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.

Gjykatësi Merchan ka sherbyer në gjykatën penale të Manhatanit që nga viti 2009. Më parë ai ka qënë gjykatës për çështje që ngrihen kundër shtetit dhe agjencive të saj dhe më herët në një gjykatë në Bronks.

Merchan ka lindur në Kolumbi dhe u zhvendos në Shtetet e Bashkuara kur ishte në moshën 6-vjeçare. Ai u rrit në Queens të Nju Jorkut, sipas njoftimeve. Merchan u diplomua në Kolegjin Baruch dhe Shkollën Juridike të Universitetit Hofstra. Ai e filloi karrierën e tij juridike në të njëjtën zyrë të Prokurorit të Qarkut që tani po ndjek penalisht Trump.

Në vitin 2011, Senatori demokrat Charles Schumer, i Nju Jorkut, i rekomandoi Presidentit Barack Obama që të emëronte Merchan si gjyqtar federal në Bruklin. Merchan nuk u emërua për këtë post.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img