1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Trump informohet për raportet e përgjimit

Një veprim i paprecendent i Kryetarit të Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve ka shtuar një element të ri politik për një çështje polarizuese dhe tejet të debatueshme në Uashnington, në se Rusia ka ndikuar në zgjedhjet amerikane të vitit 2016 dhe a ka patur Moska lidhje me zyrtarë të fushatës së presidentit Trump.

Ato çfarë shqetësuan Kryetarin e Komisionit të Zbulimit ishin komunikimet e zyrtarëve të ekipit të tranzicionit të presidentit Trump, ndoshta përfshirë edhe vetë Presidentin, të cilat u mblodhën gjatë një përgjimi të ligjshëm nga agjensitë amerikane.

Zoti Nunes ndërmori hapin e pazakontë për t’ja rrëfyer personalisht Presidentit Trump:

“Vetë Presidenti dhe anëtarë të tjerë të ekipit të tij të tranzicionit figurojnë të përfshirë në raportet e zbulimi që i janë dorëzuar Shtëpie të Bardhë dhe një sërë agjensive të tjera federale.”

Zoti Nunes tha se komunikimi i përgjuar nuk kishte të bënte me hetimin e ndikimit të Rusisë në zgjedhje apo lidhjet e mundshme me fushatën e zotit Trump. Megjithëse përgjimi është bërë ligjërisht, zoti Nunes është i shqetësuar se zyrtarët e zbulimit kanë keqpërdorur emrat dhe përmbajten e bisedave të përgjuara.

Kjo vjen dy ditë pasi Drejtori i FBI-së, James Comey, tha se po zhvillohen hetime për dyshime rreth lidhjeve të mundshme të këshilltarëve të zotit Trump me Rusinë. Po ashtu ai hodhi poshtë pretendimin e zotit Trump se ish presidenti Obama, pati përgjuar zyrat e tij gjatë zgjedhjeve.

“Nuk kam asnjë informacion që t’i mbështesë këto deklarata,”- tha ai.

Zoti Nunes tha se është e mundshme që zoti Trump të ketë të drejtë se ëpshtë përgjuar. Presidenti u pyet nëse ndihet i shpaguar.

“Ndjehem disi. E vlerësoj shumë faktin që u zbuluan këto gjëra.”

Por, veprimi i zotit Nunes u prit me kritika të ashpra nga drejtuesi i demokratëve në Komisionin e Zbulimit:

“Kryetari duhet të vendosë nëse do të kryesojë një hetim të pavarur për një koordinim të mundshëm ndërmjet fushatës së zotit Trump dhe rusëve, apo nëse do të veprojë si një ndihmës i Shtëpisë së Bardhë.”

Ka edhe shqetësime të tjera, si p.sh. rreth mënyrave se si komuniteti i zbulimit menaxhon ato që quhen komunikime të rastësishme, ose informacione për të cilat nuk është autorizuar konkretisht për t’i mbledhur:

“Neni 702 i legjislacionit për procesin e përgjimit mundëson mbledhjen e shumë materialeve, ndër to materiale ku përfshihen shtetas amerikanë dhe nuk më duket se protokolli i maskimit të identiteve nga NSA-ja është i efektshëm.”

Zoti Nunes nuk tha se si i kanë rënë në dorë raportet e zbulimit. Ai pret të ketë materiale të tjera deri nesër dhe një tjetër seancë dëgjimore është planifikuar për ditën e hënë. /VOA/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img