2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Trump ia sheh sherrin edhe Presidencës, ja arsyeja

Pasuria personale e presidentit amerikan, Donald Trump është zvogëluar për një miliard dollarë, që prej marsit të vitit të kaluar, duke e tërhequr miliarderin 220 vende më poshtë në listën e të pasurve të Forbes.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, vlera e pasurisë neto e tanimë presidentit amerikan ka rënë në 3,5 miliardë dollarë, nga 4,5 miliardë dollarë, sa ishte një vit më parë, duke e vendosur atë në vendin e 544 në listë.

Sipas Forbes, pjesa më e madhe e rënies së financave të Trump është shkaktuar nga tregu i pasurive të patundshme.

“Dyzet për qind e pasurisë së Donald Trump është i lidhur me Trump Tower dhe tetë ndërtesat një milje në këtë rrethinë. Çfarë ndodh në këtë mikro-treg ka shumë ndikim në vlerën neto të pasurisë së tij, gjithkund në botë”, është vlerësuar nga revista.

Së bashku me këtë, Trump thuhet se ka shpenzuar 66 milionë dollarë për fushatën presidenciale dhe 25 milionë dollarë për të zgjidhur një padi lidhur me Universitetin Trump.

Donald Trump kishte kundërshtuar më parë vlerësimet e paraqitura nga Forbes, veçanërisht në lidhje me vlerën e markës së tij, që është shumë e vështirë për tu vlerësuar në krahasim me pasuritë e patundshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img