Donald Trump kaloi më shumë se dy orë në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed.
Megjithatë, kjo vizitë te mjeku nuk ishte në orarin zyrtar të presidentit dhe kontrolli i fundit që presidenti e kishte pasur nga mjekët ishte në muajit shkurt.
Sekretarja për medie e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, tha se presidenti 73 vjeç do të jetë shumë i zënë në vitin 2020 dhe deshi të shfrytëzonte një fundjavë të lirë në Uashington për t’i filluar kontrollet mjekësore.
“Presidenti mbetet i shëndetshëm dhe energjik pa ankesa, siç dëshmohet nga shfaqjet e tij të përsëritura energjike të tubimeve para mijëra amerikanëve disa herë në javë”, tha ajo.
Trump gjithashtu kaloi kohë në takim në spital me familjen e një ushtari të forcave speciale të plagosur në Afganistan. Dhe ai vizitoi stafin mjekësor “për të ndarë falënderimet e tij për të gjithë kujdesin e jashtëzakonshëm që ata ofrojnë për luftëtarët tanë të plagosur dhe t’u uroj atyre festën e Falenderimeve”, tha Grisham.