Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se ka emëruar Robert C. O’Brien, si këshilltar për Siguri Kombëtare.
Përmes një postimi në Twitter, Trump ka theksuar se ka zgjedhur O’Brien, i cili është i dërguari i posaçëm presidencial për punët e pengjeve në Departamentin e Shtetit.
Trump tutje kishte lavdëruar O’Brien, me të cilin ai ka punuar në përpjekje për të çliruar amerikanët të mbajtur jashtë shtetit.
“Unë jam i lumtur të njoftoj se unë do të emëroj Robert C. O’Brien, aktualisht duke shërbyer si i dërguari shumë i suksesshëm Çështjet e pengjeve në Departamentin e Shtetit, si Këshilltarin tonë të ri të Sigurisë Kombëtare. Kam punuar gjatë dhe shumë me Robertin. Ai do të bëjë një punë të shkëlqyeshme!”, ka shkruar Trump në Twitter.
Ndryshe, ai do jetë Këshilltari i ri për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara pasi Trump ka shkarkuar John Boltonin nga kjo pozitë. /Telegrafi/
I am pleased to announce that I will name Robert C. O’Brien, currently serving as the very successful Special Presidential Envoy for Hostage Affairs at the State Department, as our new National Security Advisor. I have worked long & hard with Robert. He will do a great job!