Site icon PrishtinaPress

Trump e emëron Grenellin të dërguar për misione speciale

Presidenti i zgjedhur i SHBA’së, Donald Trump, e ka emëruar Richard Grenell të dërguar presidencial për misionet speciale, një post ku ai ka të ngjarë të drejtojë politika ndaj disa kundërshtarëve të SHBA-së, përfshirë Korenë e Veriut, raporton Reuters.

“Ric do të punojë në disa nga pikat më të nxehta në botë, duke përfshirë Venezuelën dhe Korenë e Veriut”, tha Trump.

Reuters raporton se një burim i  Trump tha se Grenell do të fokusohet gjithashtu në tensionet në Ballkan.

Grenell shërbeu si ambasador i Trump në Gjermani, si i dërguar i posaçëm presidencial për negociatat e Kosovë- Serbi dhe si ushtrues detyre i drejtorit të inteligjencës kombëtare gjatë mandatit të Trumpit 2017-2021.

Exit mobile version